Reperi i famshëm ndan lajmin e trishtë, humb të bijën në moshë të rë

Reperi amerikan Master P po mban zi për vdekjen e vajzës së tij, Tytyana Miller.

Reperi 52 vjeçar njoftoi përmes mediave sociale se vajza 29-vjeçare kishte ndërruar jetë.

Tatyana po përballej me probleme të shëndetit mendor dhe abuzonte me substanca narkotike.

“Familja jonë po përballet me një pikëllim të madh për humbjen e vajzës sime Tytyana”, shkroi reperi duke kërkuar privatësi në këto momente të vështira që po kalon familja e tij.

Reperi ka dhe gjashtë fëmijë të tjerë me ish gruan e tij, Sonya C.