Prej vitesh tanimë, Loredanën e kemi parë vetëm si repere, duke mos eksperimentuar shumë në muzikë. Megjithatë, projekti i ri do ta sjellë atë më ndryshe se asnjëherë tjetër.
Ka qenë vetë këngëtarja, që ka zbuluar në Instagram, se do të jetë pjesë e “Red Bull Symphony” këtë nëntor. Në këtë organizim, duket se “bashkohen dy botë muzikore”. Një orkestër simfonike takohet me ritmet hip-hop.
“Nga tani, gjithçka po bëhet shumë klasike. Diçka e madhe po vjen!”, shkroi këngëtarja, lidhur me eksperiencën e saj të re muzikore, që duket se do të jetë unike.
”Red Bull Symphony” do të mbahet në vendlindjen e Loredanës, në datat 24 dhe 25 nëntor në Qendrën e Kulturës dhe Kongresit Lucern.