Renalda Caci e imitoi ne “Portokalli”, reagon Monika Lubonja: “Ka marrë lek me figuren time…”

Monika Lubonja ishte një nga konkurrentet e Big Brother Vip që ra në sy për origjinalitetin dhe lehtësinë në përshtatje.

Edhe pse jetonte me një grup të rinjsh, që shpesh e quajti “brez patatinash”, Monika ja doli të përcillte pafund energji.

E sigurisht figura e saj mori goxha vëmendje, vëmendje për të cilën Monika kërkon të paguhet.

E ftuar në Glamour Zone me Ester Bylykun, aktorja reagoi për numrin e humorit, në të cilin Renada Caci e kishte imituar.

“Më pëlqeu, por nuk e kuptova pse më bënë aq të sertë, unë jam më e ëmbël. Pastaj kishte veshur një xhaketë të gjatë, unë nuk jam ashtu. Atë vajzën , unë e kam shume xhan. Do ta takoj shumë shpejt se dua të pi një kafe me të, dhe t’i them: Tani më jep gjysmat e atyre lekëve që ke marr me figurën time,” – u shpreh Monika.

Aktorja që prej daljes nga Big Brother Vip u përfol shumë për miqësinë me Arjola Demirin, ku brenda shtëpisë ishin shumë të dashura me njëra tjetrën, ndërsa më pas u vu re një krisje mes tyre.

Asnjëra nga vajzat nuk e ka hedhur poshtë miqësinë.