Regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up” për të folur rreth dinamikave të formatit.
Një ngjarje që është komentuar më shumë së fundmi ka qenë ajo e ‘protestës’ në mbështetje të Luizit jashtë ambienteve të shtëpisë më të famshme.
Eduarti u shpreh se, si produksion, ishin të gjithë shumë të lumtur pasi u tregua më së miri suksesi që programi ka arritur në kaq javë transmetim.
Mirëpo nga ana tjetër ai e vuri veten edhe në vendin e një teleshikuesi, tek u shpreh se do të ishte mirë sikur vendime të tilla të merreshin edhe për naftën apo rritjet e tjera të çmimeve.