‘Rebelde’ rikthehet në Netflix: Njihuni me kastin e ri!

Uluni dhe merrni frymë thellë! Seriali ynë i preferuar gjatë viteve 2000, Rebelde-t do të rikthehet së shpejti në Netflix! 

Telenovela e famshme meksikane, me adoleshentët më të famshëm mbajti mbërthyer gjithë të rinjtë për plot 440 episode gjatë viteve 2004-2006. Efektin e Mia Colucci-t dhe Robertës e ndjeni ende brenda jush kur ktheheni pas në kohë apo jo?

“Rebelde” u luaj në kolegjin luksoz “Elite Way School” ku protagonistët kryesorë, Roberta, Mia, Lupita, Miguel, Giovani dhe Diego kishin një pasion të përbashkët, muzikën. Ata ia dalin të krijojnë bandën muzikore “RBD” pas shumë përpjekjesh.

Ka qenë vetë Netflix që ka konfirmuar rikthimin e të rinjve në Elite Way School, por në 2021-in, ata i përkasin një tjetër gjenerate.

Çfarë dihet deri tani për rikthimin e serialit?

Gjithçka do të ndodhë nëpër korridoret e shkollës së famshme. Janë po ata të rinj të talentuar që punojnë çdo ditë për të argëtuar miliona të rinj. Përsa i përket kastit, është zëvendësuar thuajse i gjithi me aktorë të rinj. 

Personazhi i vetëm që do të luhet nga aktorja origjinale është ai i Celina Ferrer, por kësaj here vjen si drejtoreshë shkolle. E dimë që jeni kureshtarë për të parë Mia-n, Robertën, Diego-n dhe Miguel-in, prandaj njihuni me kastin.

1. Azul Guaita

2.Sergio Mayer Mori

Mund të fiksoheni pas tij aq sa u fiksuam dikur pas nënës së tij, Rubit (Barbara Mori).

3. Andrea Chaparro

Muzikante dhe aktore në të njëjtën kohë. Një Roberta e 2022-it? 

4.Jerónimo Cantillo

29-vjeç, kolumbian dhe shumë seksi siç mund ta shihni.

5. Lizeth Selene

6. Franco Masini

7.Giovanna Grigio

View this post on Instagram

A post shared by Giovanna Grigio (@gigigrigio)

8. Alejandro Puente

Nuk dihet se cili rol i përket kujt, por çfarë dimë deri tani është se seriali pritet të nisë në 2022-in.