Kanë kaluar disa ditë tashmë që Beatrix Ramosaj doli nga shtëpia e Big Brother dhe duket se Donaldi po i ndjen mungesën brenda shtëpisë.
Teksa jemi shumë afër finales dhe kanë mbetur edhe pak ditë kur çifti do të takohen jashtë, aktori ka realizuar një befasi romantike për të dashurën e tij.
Ai gjithë mbrëmjen e djeshme e ka kaluar duke dizajnuar një bluzë me foton e Beatrix dhe mbishkrimin “No fake story”.
Sigurisht, veprimi i ka pëlqyer Trixës e cila ka ndarë në Instagramin video nga procesi i krijimit të mbishkrimit, detaj pas detaji nga duart e Donaldit.
“Pisi nihere” – është shprehur ajo me doza humori.