Reagon më në fund Ronela Hajati, u jep fund aludimeve mbi “censurimin” e performancës

Këngëtarja Ronela Hajti përfaqëson përfaqëson Shqipërinë në Eurovision-in e këtij viti.

Kryefjala e mediave rozë ka qenë lajmi që Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare fotot e Hajatit gjatë performancës.

Fotot janë konsideruar shumë “provokative” dhe të pahijshme.

Ronela ka folur edhe njëherë rreth këtij eventi duke i vënë kapak të gjitha aludimeve. Në një intervistë për “Prive” ajo ka sqaruar prapaskenat e “censurimit” të performancës së saj.

“E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël, por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale. Është show në fund të ditës. Më s’do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur”,– ka thënë Ronela.

E kur nga të gjithë u aludua se do të kishte një censurim, po vetë këngëtarja çfarë mendimi ka?