Për fat të keq nuk do të ishte hera e parë që media online shkruan lajme të pavërteta dhe shumë të trishta që nuk bëhen as për shaka.
Personazhi i rradhës ishte Juristja Eni Çobani. Ajo ra pre e një lajmi ku thoshte se kishte ndërruar jetë.
Sigurisht që nuk mund ta kalonte si asgjë dhe ditën e djeshme në programin “Shihemi në Gjyq” tek “E diela Shqiptare” reagoi pasi vetë Ardit Gjebrea e pyeti për lajmin që qarkulloi në internet.
Eni u përgjigj duke thënë se duhet guxim i madh për ta bërë atë lajm dhe falenderoj të gjithe Shqiptarët e interesuar që treguan një dashuri të madhe karshi saj.
Ajo siguroi publikun se gëzon shëndet dhe do të jetojë aq sa ja ka caktuar Zoti.
Më tej Juristja Çobani u shpreh se e di cila faqe ka shpërndarë lajmin dhe ndonëse ka kërkuar që të hiqet ende është aty.
“Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë po bëj një premtim publik, do të bëhem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për të gjetur përfundimisht kush janë personat, administratorët e kësaj faqeje, që besoj që e di se kush është, unë nuk dua ta them publikisht, por të gjithë e kanë parë dhe do të përballen me mua penalisht dhe ligjërisht për këtë lajm që kanë nxjerrë. Faleminderit “, tha Eni Çobani
Burimi: /Kryefjala