Takimi i mbremjes se premte mes Bores dhe Donaldit ne shtepine e “Big Brother” i emocionoi te gjithe, qe nga publiku i thjeshte, ku realizuan shume video romantike nga pjese te takimit, por edhe nga figurat e njohura per publikun..
Nje nga keta eshte edhe opinionisti, Arjan Konomi, ku ne puntaten e sotme shprehu emocionet e tij si dhe filloi të ngacmonte Borën per puthjen me Donaldin.
“Ishin shumë emocione të bukura realisht. Ka qenë fundi i javës shumë emocionues, ajo dalja në Big Brother, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Në fakt, megjithëse u bë historia publike, po ndaj diçka tjetër. Mua nuk mu mbyll e premtja aty. Gjatë bisedës me Semin përmendëm shoqen tonë tjetër të ngushtë Aulona, e cila po priste bebin të vinte gjatë kësaj jave. Nga emocionet e forta i filluan dhimbjet e lindjes që atë natë dhe atë mbrëmje isha me të.”
Arjani më pas filloi ta pyeste se a ishte ky një pajtim dhe Bora tha se ka shumë pikëpyetje. Ai gjithashtu e përgëzoi për atë që bëri për Semin dhe për surprizën që i bëri.
Pavaresisht emocioneve te forta qe perjetoi, moderatorja akoma ka dyshimet e saj me Donaldin dhe se ende eshte e paqarte.
Kam shumë pikëpyetje. Nuk di as vetë o Arjan se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha, lidhur me këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që do arrinte në atë pikë. Mos më ngacmo akoma, se nuk i kam shumë përgjigje, u shpreh Bora