Sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo-s, i është hequr detyra si ambasador bamirësie i “Save the Children” pas incidentit të së shtunës, sipas La Gazetta Dello Sport.
Ylli i futbollit ishte i frustruar me performancën e skuadrës, ndërsa Everton fitoi 1-0 ndaj Manchester United dhe reagoi ashpër ndaj një tifozi. Videoja ku Ronaldo i heq nga dora telefonin një tifozi ndërsa po drejtohej për në dhomat e zhveshjes, duke ia thyer pajisjen, bëri xhiron e mediave.
Ronaldo smashing someone’s phone at full time EFC pic.twitter.com/nw0XIK2enR
— EvertonHub (@evertonhub) April 9, 2022
Nëna e 14-vjeçarit reagoi në rrjetet sociale, duke publikuar dorën e nxirë të të birit nga goditja dhe tregoi se djali është autik dhe mbeti i shokuar nga gjesti i CR7.
Ronaldo më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale, por veprimet e tij nuk kanë kaluar aq lehtë nga bamirësia. Organizata thuhet se ka marrë menjëherë masa, duke ia hequr rolin që mbante prej 10-vjetësh.
Ronaldo mund të ndëshkohet edhe nga Premier League.