Reagimi i Teas kur Luizi puthi në buzë Kiaren nuk duhet humbur! (Video)

Ditën e sotme, momenti i shumëpritur ndodhi. Teksa organizuan një dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luizi dhe Kiara shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë.

Një moment mjaft i ëmbël si për ciftin ashtu dhe për publikun, të cilët prej kohësh e prisnin të ndodhte kjo puthje.

Mirëpo, si duket ka patur një person që nuk e ka pëlqyer aspak puthjen e Luizit me Kiarën. Bëhet fjalë për Tea Trifonin.

Një video është bërë virale në rrjet ku shihet reagimi i Teas në momentin kur Luizi shkëmben puthjen me Kiarën.

Me një fytyrë të zymtë, dhe aspak e lumtur, e përshkroi më së miri mendimin që Tea ka për ciftin.