Shpat Kasapi sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Balada e bukur duket se po i pëlqen edhe vogëlushit të tij, Roel.
Ka qenë Selvija që ka publikuar një pamje shumë të ëmbël kur djali i tyre e kërkon prapa televizorit Shpatin, video e të cilit po shfaqej në ekran.
Në pjesën e dytë kur kamera fokuson nga afër këngëtarin dhe fillon të këndojë bebushi bën një reagim shumë të ëmbël gëzimi dhe na shkriu zemrat.