Reagimi i Kiarës teksa shikon Luizin të zhveshur në dush, nuk duhet humbur! (VIDEO)

Pak ditë më parë, “Vëllai i madh” “surprizoi” Efin dhe Luizin (fitues të The Voice of Big Brother”) duke i mbyllur në një dhomë larg banorëve të tjerë për tu kujdesur për një bebe lodër.

Nuk kaloi as 24 orë dhe dyshja u nxorr nga izolimi pas kërkesës së banorëve të tjerë.

Mirëpo duke u vendosur kusht nga produksioni për kryerjen e kësaj prove, ndryshe nga hera e kaluar, tani do të kujdesen të gjithë banorët për beben teksa janë të ndarë në dyshe.

Teksa rradhen e kishte Luizi me Kiarën për kujdesjen e bebit, nuk kanë munguar batutat dhe momentet e ëmbla mes tyre.

Mirëpo ajo çka morri gjithë vëmendjen ishte një moment kur Luizi ishte duke bërë dush në dhomën e izolimit.

Ai kishte haruar mikrofonin dhe ia kërkoi Kiarës t’ia sillte meqënëse kishte hyrë brenda.

Kjo e fundit u afrua në banjë për t’ia dhënë mikrofonin dhe në ato momente bëri një reagim, që dukej sikur e kishte parë tërësisht të zhveshur Luizin.