Reagimi epik i përfaqësueses së Kosovës në “Miss Universe” kur dëgjon emrin e fitueses po bën xhiron e rrejtit

Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesja e Miss Universe 2023. Kurorën arriti ta rrëmbejë R’Bonney Gabriel e cila përfaqësonte SHBA.

Mirëpo reagimi i Miss Kosovës, Roksana Ibrahimit, ishte ajo që mori vëmendjen gjatë momentit kur u shpall fituesja.

Bukuroshja duket se nuk mundi të fshehë dot pakënaqësinë e saj për fitoren e Gabriel dhe i gjithë momenti është publikuar duke bërë xhiron e rrjetit.

Në momentin ku përfaqësuesja e Venezuelës dhe ajo e Amerikës ishin kapur prej dore për të dëgjuar emrin fiues, i menjëhershëm ishte dhe zhgënjimi në fytyrën e Roksanës.

21-vjeçarja u përball me komente te shumta të cilët binin dakort se kurorën duhet ta rrëmbente Amanda Dudamel.

Në sektorin e komenteve, përdoruesit e rrjeteve sociale shkruanin: “Sjellja e Miss Kosovës i thotë të gjitha”, “Reagimi i Miss Kosovës është i paçmuar!”, “Ne jemi të gjithë Miss Kosova” apo “E gjora Miss Kosova, ajo nuk i fsheh dot ndjenjat”.