Reagimi Arbrit kur flet Zhaku bën xhiron e rrjetit

Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari janë dy opinionistët që komentojnë dinamika nga më të ndryshmet rreth banorëve të “Big Brother VIP”, ndaj nuk ndodh shpesh të bien në një mendje.

E kështu duket se ka ndodhur edhe me situatën e djeshme mes Lorencit dhe Keisit.

Zhaklina u shpreh se Keisi po e lejon veten të përdoret si një objekt nga Lorenci, mendim që duket se nuk i ka pëlqyer aspak Arbërit.

Një video po bën xhiron e rrjetit në TikTok ku shihet Zhaku në momentin që po i fliste Keisit dhe Arbri ka rrotulluar 360 gradë sytë.