“Sunny Hill Festival” do të mbahet dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe në atë shqiptar, në Tiranë.
Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës dhe “Sunny Hill Festival”.
Në deklaratë thuhet se Sunny Hill Festival do të mbahet në Prishtinë në datat 4-7 gusht, data këto që u parashikuan më herët që festivali të mbahej në Tiranë.
Por duket se me vendimin e fundit, këto data janë zhvendosur nga fundi i muajit gusht, përkatësisht në 26, 27 dhe 28 gusht.
Prishtina dhe Tirana do të shijojnë festivalin që do të sjellë Duan Lipën, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë.