Ditën e sotme në orën 13:00 ishte planifikuar një protestë nga fansat e Luizit jashtë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother VIP” për të treguar mbështetjen ndaj tij.
Mirëpo, mesa duket produksioni ka marrë masat paraprake për të ndaluar protestën.
‘Joq Albania’ ka bërë publike një video, ku shihet se në ambientet e jashtme të shtëpisë ka mbërritur policia.
Kujtojmë se kjo protestë nga publiku u nxit pasi Luizi u nxorr si gënjeshtar në sy të banorëve për shkak të produksionit.
Madje, ditën e sotme përflitet se ai do të sulmohet akoma më shumë nga produksioni, mirëpo çdo gjë do të mbetet për t’u parë mbrëmjen e sotme.