Qesharake mënyra se si Leonardo DiCaprio tenton të fshihet nga paparazzit me të dashurën e tij në krah (FOTO)

Leonardo DiCaprio ishte i pranishëm në karnavalin Neon në festivalin “Coachella” në Kaliforni.

Aktori i njohur ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Camila Marrone, por tentoi të fshihej nga kamerat që të mos identifikohej por sigurisht mbeti në tentativë.

47 vjeçari e mbulua me një kapele bejsbolli me ngjyrë të kaltër dhe një mbulesë mbrojtëse të fytyrës ndërsa doli së bashku me të dashurën e tij 24 vjeçare.

Ai e mbajti kokën ulur teksa po kalonte nëpër turma për të marrë pjesë në ngjarjen muzikore të mbushur me yje.

Camila e ndoqi nga afër teksa zgjodhi një fustan elegant krem ​me një bluzë të trashë me të njëjtën ngjyrë.

Aktori i “Don’t Look Up” ka qenë në një lidhje me Camila që nga dhjetori 2017 pasi njerku i saj Al Pacino i kishte prezantuar ata vite më parë.