Leonardo DiCaprio ishte i pranishëm në karnavalin Neon në festivalin “Coachella” në Kaliforni.
Aktori i njohur ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Camila Marrone, por tentoi të fshihej nga kamerat që të mos identifikohej por sigurisht mbeti në tentativë.
47 vjeçari e mbulua me një kapele bejsbolli me ngjyrë të kaltër dhe një mbulesë mbrojtëse të fytyrës ndërsa doli së bashku me të dashurën e tij 24 vjeçare.
Ai e mbajti kokën ulur teksa po kalonte nëpër turma për të marrë pjesë në ngjarjen muzikore të mbushur me yje.
Camila e ndoqi nga afër teksa zgjodhi një fustan elegant krem me një bluzë të trashë me të njëjtën ngjyrë.
Aktori i “Don’t Look Up” ka qenë në një lidhje me Camila që nga dhjetori 2017 pasi njerku i saj Al Pacino i kishte prezantuar ata vite më parë.