Vladimir Putin rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte, të kryera nga forcat ruse në Ukrainë, është shprehur sekretari britanik, Dominic Raab.
Dominic Raab, gjithashtu zv.kryeministër i Britanisë, u pyet nga “Times Radio” nëse parashikonte që konflikti do të përfundonte me burgosjen e presidentit rus.
“Mendoj se rreziku për këtë është shumë real dhe ai duhet të fillojë ta mendojë këtë”, tha Raab. “Përtej situatës së tij personale, çdo komandant rus që po vepron në Ukrainë, ose që drejton nga Moska, e di mirë se, kur merr një urdhër të paligjshëm për të vrarë civilë apo për të sulmuar vende të palejuara, është në rrezik. Me sa di, kryeprokurori i Gjykatës Kriminale Ndërkombëtare, Karim Khan, po udhëton për në Ukrainë”.
“A duhet ta dinë tani se përballen me rreziku real që të përfundojnë në bankën e të akuzuarve dhe më pas në burg, nëse i zbatojnë këto urdhra të jashtëligjshëm”.
Kanadaja kërkon që Nato të diskutojë dhe shqyrtojë çdo skenar të mundshëm për të izoluar Rusinë. Ministrja e Jashtme Mélanie Joly, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Natos me gjithë Ministrat e Jashtëm tha se vija e kuqe e Natos është shmangia e një konflikti ndërkombëtar.