Puthja në buzë e Fedez me artistin italian, vjen reagimi i Chiara Ferragni-t

Chiara Ferragni duket se nuk e ka marrë mirë puthjen pasionante mes bashkëshortit dhe Rosa Chemical.

Gjatë bllokut reklamues pas performancës së artistit në konkurs, Fedez doli në skenën e Ariston për t’u bashkuar me dirigjentët dhe gruan e tij, duke bërë gjeste sikur të justifikohej për atë që sapo kishte ndodhur.

Një farë tensioni sugjeron edhe shprehja e Chiara Ferragni-t, e cila shikon të shoqin dhe shqipton disa fjalë, duke mos kursyer gjestet e padurimit.

Në atë moment prezantuesi Amadeus i fton të dy të largohen nga skena dhe të vazhdojnë bisedën në prapaskenë në Ariston.