Pushimet e para me të dashurën e re, Robert Berisha zgjedh destinacionin turistik

Prej disa javësh, Robert Berisha ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë me Laureta Maqedonci.

Ndonëse, kanë qenë prej kohësh bashkë, çifti zgjodhi pikërisht këtë moment ta ndante me fansat e tij.

Ndërkohë, së fundmi, dyshja duket se kanë nisur pushimet e para bashkë.

Ata kanë shkuar në Turqi dhe nuk kanë nguruar të ndajnë momente në rrjetet sociale. Nën ritmet e muzikës, duket se po argëtohen vërtetë.