Përfaqësuesja e Spanjës në Eurovizion ka përshëndetur Ronelën teksa jepte një intervistë.
Chanel Terrero, e cila përfundoi e treta në renditjen finale pati një marrëdhënie mjaft të mirë me Ronelën pasi vajzat u panë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës gjatë ditëve të Eurovizionit.
Mesa duket shoqëria mes tyre paska qenë e vërtetë pasi mbështetja në rrjetet sociale nuk ka munguar. Sapo Chanel ka përmenduar Ronelën i gjithë publiku ka nisur të thërrasë emrin e saj duke treguar dhe njëherë mbështetjen për të.
Ronela e ka postuar këtë moment në Instagram duke u shprehur mjaft e emocionuar.
Ajo gjithashtu ka shtuar se emisionet në Shqipëri janë shume larg këtij për nga energjia që kanë transmetuar,por me rëndësi shëndeti, duke ju referuar qartë disa emisioneve që e kanë kritikuar dhe fajësuar atë për mos-kualifikimin në finale.
Së fundmi mesa duket Ronela nuk ka duruar më pasi ajo është shprehur mjaft e indinjuar në rrjetet sociale duke postuar në Instagram:
“Po paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp”!
Ky reagim erdhi pasi në emisionin “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian. /iconstyle