Vendimi i Dea Mishel për të nxjerrë Luizin, Efin dhe Kiarën në nominim nuk u prit aspak mirë nga publiku.
Komente të shumta ishin kundër Deas dhe lojës së saj aspak të drejtë.
Kjo gjë u reflektua edhe në ndjekësit e saj në Instagram, që patën një rënie të ndjeshme që pas vendimit të saj.
Përpara puntatës së sotme, Dea numëronte 126 mijë ndjekës në profil ndërsa pasi u komunikua vendimi për të nxjerrë treshen në nominim, ndjekësit e saj zbritën në 123 mijë.
Mirëpo, duket se personi që menaxhon profilin e saj ka blerë ndjekës fallco e brenda pak minutash në profilin e Deas janë shtuar 6 mijë ndjekës duke e çuar numrin në 129 mijë.
6 mijë ndjekës të shtuar brenda pak minutash për Dean pas gjithë urrejtjes që ajo po merr nga publiku? Lëvizje pa llogjikë… /lokimagazine.com