Mbrëmjen e djeshme në natën gjysmëfinale të DWTS, Elhaida Dani dhe balerini i saj Ledian Agallijaj, pranuan publikisht se janë në një lidhje së bashku.
Ata madje dhuruan edhe një puthje pasionante gjatë performancës së tyre.
Pas kërcimit, Elhaida u shpreh se është ende herët për të ndarë detaje me publikun, ndërsa Lediani tha se do t’a ndjekë partneren e tij në çdo vend të botës ku ajo do të shkojë.
Të shumta ishin urimet për çiftin e ri, mirëpo një pjesë e publikut nuk e priti aspak mirë këtë lidhje të tyre.
Kjo për shkak se në fillimet e programit Lediani mbante në gisht unazën e fejesës me vajzën e quajtur Ditjona e gjatë puntatave u vu re se unaza e tij nuk ishte më, ndërsa dje u deklarua lidhja me Elhaidën.
Kjo bëri që Elhaida të shihej si vajza që u fut në mes të çiftit, madje u krahasua edhe me historinë e Donaldit dhe Beatrix.
Nga ana tjetër, ka komente që shprehen se Elhaida nuk mund të shihet si një e tretë në mes pasi lidhja e Ledianit me Ditjonën ka qenë në krizë më herët, gjë që vetë balerini e ka shprehur më parë.