Episodi i parë i “Thuaje” doli në transmetim javën e kaluar dhe nuk zhgënjeu askënd.
Moderatorja Luana Vjollca u shfaq emocionale si kurrë më parë, e zhveshur nga çdo kompleks dhe i drejtoi publikut një mesazh të rëndësishëm: “të jemi njerëz”.
Vetë episodi titullohej “Si Njerëz”, ishte i gjatë 8 minuta e 37 sekonda dhe paraqiste Luanën e cila tregoi se projektin e konsideron një zë për ata që nuk kanë zë dhe e ka realizuar në një moment që ajo vet ka arritur shumë gjëra në jetë.
Me anë të këtij projekti Luana do të na tregojë të gjithë pjesën e jetës së saj jo vetëm pjesën e bukur që poston në rrjetet e saj sociale dhe bëhet fjalë për 5 histori personale që do të vijnë në episodet më pas.
Mesazhi i Luanës në episodin e parë të “Thuaje” ishte mjaft i rëndësishëm dhe i referohej njerëzve që vendosin të komentojnë jetën tënde më shumë nga ç’ju takon.
“Në fund të ditës bëni dhe jini çfarëdo që ju do kokrra e qejfit të jeni. Ju e keni në dorë jetën tuaj,” – tha moderatorja.
Disa ditë pas lançimit të #Thuaje EP1, Luana ka publikuar disa nga mesazhet që ka marrë nga ndjekësit e saj dhe ndihet mjaft krenare që ata e kanë marrë mesazhin.
Secili shumë emocionues, por na preku zemrën akoma më shumë mesazhi i parë, ku fansi/ja i tregon se me këtë prejekt Luana ka arritur të shpëtojë një person që ka qenë në momentin më kritik të jetës së saj nga ana e shëndetit mendor shkak i bullizimit dhe fjalëve të tepërta të njerëzve.
Ndërkohë Vjollca premton se shumë shpejt del edhe Pj2 e #Thuaje si edhe një tjetër projekt i ri muzikor.