Publikohet trajleri për “House of the Dragon”, Ja çfarë duhet të dini (Video)

Është publikuar një trailer i ri për serialin e shumëpritur “House of the Dragon”, i cili vjen si vazhdim i serialit epik “Game of Thrones”.

Seriali vendoset 200 vite përpara ngjarjeve në serialin origjinal, i cili u bë hiti më i madh i HBO-së ndonjëherë dhe drama më shumë fituese e çmimeve “Emmy” e të gjitha kohërave.

Seriali i ri është nga krijuesi i sagës George R.R. Martin dhe bazohet në librin e tij “Fire & Blood” dhe nga skenaristët Ryan Condal dhe Miguel Sapochnik.

HBO po e quan teknikisht këtë pamje të re një trailer ngacmues dhe pse publikoi një trailer zyrtar në tetor por kjo video është më e gjerë.

Seriali që do ketë premierën më 21 gusht, është një iniciativë e madhe për HBO, e cila shpreson të përsërisë suksesin e “Game of Thrones’, i cili solli më shumë se një miliard të ardhura nga 2011 deri në 2019.

Kompania gjithashtu ka të tjera projekte të tjera të vendosura në botën e “Westeros” në faza të ndryshme zhvillimi dhe performanca e “House of the Dragon” do vendosë për fatin e tyre.

Megjithatë kjo nuk duket kaq e thjeshtë pasi tregu i serialeve të tillë është shtuar duke përmendur këtu “The Witcher” në Netflix dhe “Wheel of Time” në Amazon.

Pavarësisht kësaj fansat janë mjaft të emocionuar për serialin e ri edhe pse të zhgënjyer nga sezoni i fundit i GOT.