Mc Kresha u bë baba për herë të dytë para pak ditësh.
Bashkëshortja e tij, Erzina, solli në jetë një djalë të cilin e quajtën Din.
Din erdhi në jetë në Toronto ku çifti janë zhvendosur prej javësh dhe besohet se do të qëndrojnë për një kohë te gjatë.
Pak ditë më pas, Erzina dhe Dini janë liruar nga spitali dhe këtë të shtunë janë gjendur në shtëpi ku nuk ka munguar një pritje festive.
Fotografitë janë ndarë nga familjarët dhe në njërën prej tyre që përcjellim më poshtë shihet edhe Dini i vogël.