Publikohen pamjet e nxehta te klipit te Jasmines me Ardian Bujupin

Një fotografi e shpërndarë në rrjete sociale ku Jasmin Kadriu shihet krah kengetarit Ardian Bujupi bëri bujë të madhe në median rozë.

Ndjekësit dyshuan se dyshja mund të kishin nisur një lidhje me njëri-tjetrin duke qenë se të dy janë deklaruar single së fundmi.

Por edhe pse u dukën të afërt, mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

Burime të Indeksonline mësojnë se Ardian Bujupi është duke realizuar klipin e këngës “U tranova”, pjesë e së cilës do të jetë Jasmina, madje kanë siguruar dhe pamjet e para nga klipi.

Madje në njërën nga fotot, shihet të kenë shkëmbyer edhe puthje në buzë.