Pse vazhdojmë të rrimë me persona që duhet ti themi lamtumirë

Nga mungesa e besimit te vetja tek frika për të qenë vetëm e deri tek shpresa që partneri të ndryshojë, këtu janë një sërë arsyesh që na bëjnë të qëndrojmë përsëri në një marrëdhënie që nuk na bën më të lumtur:

Vetëbesimi

Na mungon besimi tek vetja dhe besojmë se jemi në marrëdhënie sepse jemi më mirë me dikë sesa vetëm.

Frika

Ndonjëherë kemi frikë nga situatat e panjohura që mund të ndodhin sapo të ndahemi nga partnerët tanë.

Kjo frikë na bën të mbahemi pas njëri-tjetrit, edhe pse marrëdhënia nuk është aspak e shëndetshme.

Zvogëlimi

Ne përpiqemi t’i shohim problemet në një mënyrë të zvogëluar në mënyrë që të besojmë se problemet nuk ekzistojnë ose do të zhduken së shpejti.

Merita

Kur jemi të pakënaqur në një marrëdhënie, ne shpesh besojmë se kjo është diçka që e meritojmë dhe për këtë arsye, ne vazhdojmë.

Ndryshimi

Shpresojmë që partnerët tanë të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe të përputhen me ne.

Është ky mendim që na bën të presim dhe të përpiqemi më tej në marrëdhënie.

Faji

Mendimi për t’i dhënë fund një lidhjeje ku kemi investuar shumë, na bën të ndihemi fajtorë dhe përgjegjës për lëndimin e personit tjetër.

Ndaj ne nuk jemi në gjendje t’i japim fund marrëdhënies.