Debati mes dy banoreve të BBV Kosova, Vivien dhe Xhuli shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet.
Në lidhje me këtë reagoi dhe Getinjo i cili publikoi në InstaStory disa mesazhe private me Xhulin.
“Get çfarë po bën? Po iki të takoj një klient nga Londra, a po vjen të takohemi atje”, dëgjohej të thoshte Xhuli.
Postimin të cilin e fshiu më vonë, Getinjo e shoqëroi me shkrimin: “Kjo e nguc Vivin për shkak meje se vetëm missed call ka qenë tek unë!”
Në lidhje me këtë ka reaguar Getinjo gjatë mbrëmjes së djeshme në prime.
“Nuk kisha kohë të analizoja, u bëra nervoz edhe me Xhulin edhe me Vivin, e bëra një gjest, mu kujtua që i kam disa thirrje prej Xhulit dy ditë para se të hynim në BBVK, jam ngutur, nuk duhej që t’i publikoja, nuk e bëra që të merrej se Xhuli më ka ftuar jo me pa për me shku në një vend me bë diçka intime, por për të treguar që Xhuli ka dashur që të ketë lidhje me banorët përpara hyrjes që të bëjë një aleancë, mu duk që i ka ardhur inati pse e kam refuzuar, sa i përket debatit të Vivit është turp për të dyja që të përdorin lloje të tilla të fjalorit”, tregoi ndër të tjera reperi.