Pas me shume se 6 vitesh mungese ne ekranet shqiptare, moderatorja e dashur per publikun Aida Shtino, ka qene e ftuar diten e sotme ne nje interviste per “Abc e mengjesit”.
Normalisht qe ne kete interviste nuk mund te mungonin pyetjet ne lidhje me ate cka e beri Aiden kaq te njohur dhe te dashur per teleshikuesit, programin “Njerez te humbur”.
Edhe pse kane kaluar shume vite qysh nga transmetimi i programit, e perlotur, Aida rrefeu se ende nuk e di arsyen qe coi ne mbylljen e tij.
“Nuk ishte zgjedhja ime. Ne adrese te emisionit jane denoncuar 4000 raste dhe 1600 persona jane gjetur. Emisionin e mbyllen, arsyen s’e di akoma dhe sot. Heren e fundit u transmetua ne RTSH. Ne puntaten e fundit gjetem dy persona dhe neser erdhi lajmi se do ta mbyllni se nuk ka buxhet. Thoja “nuk ka mundesi”, sepse te jesh ne nje televizion shteteror duke bere nje detyre publike, dhe te te thone se do te mbyllet emisioni qe ishte shume i ndjekur dhe kishte reklama. Gjithçka ishte ok dhe nuk e kam kuptuar edhe sot perse e kane mbyllur“, u shpreh gazetarja.
Me mbylljen e programit, Aida u shpreh e zhgenjyer per shkak se asaj bashke me shume shqiptar te tjere iu mbyll nje porte e gjithashtu nga mosmirnjohja ndaj saj dhe stafit, ndersa shtoi se te gjitha mediat ia mbyllen dyert.
“Ma mbyllen deren. Eshte nje pune 12 vjeçare non-stop nga mengjesi ne darke dhe te pakten nje mirenjohje, jo vetem mua por te gjithe stafit, me gjithe ata korrespondente qe kishim ne diaspore. Kishim te ndertuar nje kupole. Te mbyllesh nje diçka te tille se di… Kurse per mediat, me ka bere nje pershtypje, kudo qe shkoja kam pasur nje problem, me kane harruar, e vetmja dere qe me eshte hapur eshte Fax News.”
Aida tregoi gjithashtu se rastet e kercenimit per te dhe jo vetem, nuk kane qene te pakta.
“Me kane penguar disa here. Ka qene rasti i nje shqiptari ne Selanik, kishim nje udhetim te veshtire. Me vone doli se pronari kishte gisht ne zhdukjen e ketij personi.
Kur po ktheheshim nga Greqia, ne Kapshtice, po na hapnim makinen. Sa hyme ne po kontrollonin makinen, pastaj zbresim me poshte dhe serish del policia. Filloi serish kontrolli dhe i them kameramanit ndiz kameran. Me tha, ju kerkoni te humburit por kini kujdes se mos humbni ndonje dite vete.
Ne e nxorem bruto ne ekran. Ka marre asokohe ministri i Brendshem, i ndjeri Bujar Nishani dhe e kane shkarkuar. Ka pasur shume raste, jam kercenuar disa here por i kam mbajtur brenda per te mos shqetesuar familjaret.
Nje rast tjeter ka qene kur kerkonim nje vajze nga Elbasani qe e dinim se ishte trafikuar.
Po dilnin ne siperfaqe gjera qe nuk duheshin publikuar. Te nesermen me vjen ne zyre nje zarf. Brenda ne leter thuhej se vajza eshte ne kete adrese dhe ishte adresa e shtepise time. Ne ate moment kam kerkuar mbrojtje”, tha mes te tjerash Aida.