Në rrjet shpesh kemi parë apo dëgjuar aludime rreth disa prej banorëve se marrin informacion nga produksioni i BBV.
Mirëpo së fundmi një video e Luiz Ejllit është bërë virale në rrjet.
Videoja ka ndodhur gjatë natës së sotme teksa të gjithë banorët e tjerë ishin në gjumë, ndërsa Luizi është thirrur për të shkuar në dhomën e rrëfimit.
Mirëpo, në momentin që iu afrua dhomës, ende pa u mbyllur dera e rrëfimit, u dëgjua Luizi teksa thotë: “Hë çfarë ke“, dhe kaq mjaftoi që ndjekësit të aludojnë se edhe ai merr informacione nga jashtë.
Nga ana tjetër, Kiara Tito i ka shprehur si kurrë më parë dashurinë Luiz Ejllit gjatë mbrëmjes së djeshme.
“Nuk është normale. Aq më shumë që kalon koha, aq më mirë ndjehem me ty. Mund të vijë një ditë që thua u mërzita, u mërzita duke ndenjur me një njeri gjatë. Nxehesh, zihesh, por është komplet e kundërta. Sa më shumë rri, aq më shumë më shtohet dashuria”, tha Kiara.