Vendimet e percjella nga produksioni persa i perket eleminimeve kane shkaktuar shpesh pakenaqesi tek nje pjese e madhe e publikut, te cilet jane shprehur se votat e tyre nuk po merren fare parasysh.
Televotimet filluan te viheshin me shume ne dyshim pas daljes se Sabianit, e me tej pas daljes se Dj.Pm dhe Dagz.
Por jo vetem kaq! Banoret qe kane marre urrejtje te madhe nga publiku per shkak te situatave te krijuara brenda ne shtepi, po shpallen si me te preferuarit e tyre, e kjo nuk ka kaluar pa u komentuar.
Nje koment per keto largime dhe preferenca e ka shprehur edhe Sindi Loci, ku me ane te nje pyetesori ne InstaStory i eshte pergjigjur nje pyetje se perse mendon se “Big Brother VIP” eshte me skenar:
“Mendoj se po. Duken disa gjera super te sforcuara, dhe me vjen cudi si te gjithe personazhet qe kishin vlera per ti percjell kesaj shoqerie, kane dalur qe ne fillim dhe me te urryerit e publikut kane dalur te preferuar!
Mendimi im always! (Mund te jem gabim)“
Kjo pyetje i eshte bere Sindit pas reagimeve qe ajo shpesh ka shprehur pas ketyre vendimeve “te publikut”, qe mesa duket jane larg asaj cka shprehet ne komente neper rrjetet sociale.