Turqia i ka dorëzuar zyrtarisht Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkesën për të ndryshuar emrin.
Lajmin e bëri të ditur ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu i cili tha se ky proces është nisur për të rritur vlerën e vendit.
“Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB nga ‘Turkey’ në “Türkiye”.
Emri po ndryshohet për të korrigjuar imazhin e vendit dhe për ta bërë atë më të lidhur me rrënjët kulturore të gdhendura në historinë turke.
Sipas deklaratës së presidentit Erdogan, emri ‘Turkiye’ përfaqëson kulturën dhe qytetërimin dhe shpreh vlerat e kombit turk në mënyrën më të duhur.
Edhe pse në mënyrë jo-zyrtare, shumë qytetarë kanë shprehur ndër vite shqetësimin e tyre për emrin e Turqisë pasi emri i tyre ngatërrohej shpesh në gjuhën angleze me fjalën “turkey” që do të thotë gjel deti. Shumë veta besojnë se është pikërisht arsyeja kryesore për ndërrimin e emrit.
Emri i ri për kombin do të përdoret në të gjitha aktivitetet ekonomike dhe ndërveprimet dhe korrespondencat ndërkombëtare. Kjo do të sigurojë që emri ‘Turkiye’ të forcohet më tej.
Për më tepër, nëse përdoret në aktivitetet e tregtisë ndërkombëtare, emri do të bëhet më shumë një markë që do të përfaqësojë përvojën e vendit në fusha të ndryshme.
Turqia njihet si Turkiye në gjuhën turke. Gjatë sundimit kolonial, vendi u përmend në gjuhën latine dhe filloi identitetin e tij me “Turquia” përpara se të vendosej përfundimisht për Turqinë.
Për të hequr konfuzionin nga një terminologji e tillë dhe për të përfaqësuar më mirë historinë dhe kulturën e pasur të vendit, qeveria kombëtare vendosi të ndryshojë emrin e vendit.