Romeo Veshaj është pyetur në emisionin “Më lër të flas” se me cilën nga vajzat e showbizit ka flirtuar por ajo nuk i është përgjigjur.
“Nuk ka ndodhur. Të gjithave që u kam shkruar më kanë shkruar.”– u përgjigj aktori nuk mos thënë emra.
Sakaq, i pyetur se pse i dha fund lidhjes së fundit Romeo u shpreh:
“Nuk me ngjiti, mos më pyesni më”
Duke qenë se jemi te flirtet ajo që ka tërhequr vëmendje së fundmi ka qenë Efi, ish-konkurrentja e Për’puthen me disa postime në rrjetet sociale për Romeon.
Pasi përmbylli aventurën e saj në emisionin e dashurisë, bukuroshja 26-vjeçare po shijon mbrëmjet me miqtë e saj, veçanërisht, me Mikelën, Erionin dhe Samiun, me të cilët ka miqësi shumë të mirë.