Megjithese jane bere jave qe nga mbarimi i sezonit te pare te “Big Brother VIP”, banoret e ketij edicioni ende diskutohen nga publiku.
Nje nga banoret, e cila ende vazhdon te shfaqi kuriozitet tek publiku eshte modelja bukuroshe, Beniada Nishani
Beniada ishte një nga konkurrentet më të pëlqyera brenda shtepise se”BBV”, e cila mori menjëherë një simpati të madhe nga publiku i gjerë shqiptar për shkak të vlerave që ajo përcollu në program.
Ish banorja sigurohet që gjithmonë të ketë interaktivitet me fansat dhe ndjekësit e saj duke zhvilluar biseda të shpeshta me ta në rrjete sociale.
Së fundmi, gjatë një mini-interviste me ndjekësit e saj të “Instagram”, modelja zbuloi disa sekrete lidhur me pjesëmarrjen e saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.
Një nga pyetjet që iu drejtua ishte pikërisht arsyeja pse ajo pranoi të ishte pjesë e formatit. Ajo është shprehur se e shfrytëzoi këtë përvojë që të përjetonte një moment të veçantë të jetës së saj, e të njihej nga publiku shqiptar.
“Sepse doja të jetoja një eksperiencë unike dhe të papërsëritshme, gjithmonë kam dashur të lë gjurmë në këtë jetë dhe BB VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Për publikun e tokës time. Nuk më interesonte të bëhesha e famshme, por të lija një mesazh fuqie për brezat e rinj. Nuk e mendoja se do të shkoja në finale dhe kjo ishte fitorja ime personale. Më pëlqen gjithçka që bëj sepse më bën të gjallë. Kjo eksperiencë më ka bërë më të fortë dhe sot jam më e sigurt për veten time”, ka shkruar ajo.