Së fundmi, produksioni i BBV i dha mundësinë banorëve që në mënyrë anonime të mund ti shkruajnë të gjitha pyetjet që kanë për banorët e tjerë.
Duke shkuar një nga një në dhomën e rrëfimit, çdo banor shkruajti një apo disa pyetje.
Teksa mbaruan, pyetjet u mblodhën të gjitha në një dhe u lexuan nga Amosi.
Kështu, në mesin e pyetjeve, ajo që morri më shumë vëmendje ishte një pyetje për Luizin.
“Pse bën sikur nuk e di që Kiarën e pret dikush jashtë?”, i tha Amosi, sigurisht pa e treguar emrin e banorit që ia drejtoi këtë pyetje.
Me tre përgjigje të shkurtra, Luizi tha: “E para e punës nuk e di. E dyta e punës, nuk është. E treta e punës, edhe nëse ka patur nuk e ka më.” /lokimagazine.com