Produksioni mbyll në një dhomë Efin me Luizin, Kiara bën deklaratën e papritur

Produksioni mori një vendim të papritur për Luizin dhe Efin duke i mbyllur në një dhomë larg banorëve të tjerë.

Dyshja fituan konkursin e “The Voice of Big Brother” e si ‘çmim’ për ta, ishte vendosur të qëndronin me njëri tjetrin të mbyllur në dhomë deri në speaktaklin e së martës.

Ky vendim shkaktoi distancimin e Luizit nga Kiara, mirëpo kjo e fundit na habiti me deklaratën e saj.

Ajo u shpreh se mund të thyejë rregullat e produksionit dhe të shkojë të takojë Luizin, pasi nuk do të qëndrojë dot pa të.

Edhe në këtë rast, penalizimi për thyerjen e rregullit për të mos komunikuar me Luizin dhe Efin do të jetë 2 mijë euro.