Andresa Ambrosio është një nga vajzat me simpatike dhe më të veçanta të ekranit e cila për vite më radhë ka qenë pjesë e programit “E Diela Shqiptare”.
Ajo tashmë është bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Postimin ajo ka zgjedhur ta shoqërojë me këngë mjaft domethënëse, “Mi prendero cura di te”, duke i premtuar në këtë mënyrë të voglit të saj se do të kujdeset gjithmonë për të.
Kujtojmë që lajmi i ëmbël për Andresën u zbulua nga një zonjë e cila në linjë telefonike për rubrikën “Telebingo” e pyeti Andresën “Mos je pak shtatzënë?” Lajm të cilin Andresa e pranoi.
Ndërkohë gjininë e foshnjës Andresa e zbuloi te “Rudina”, kur e vendosur mes tullumbaceve blu e rozë, zbuloi se foshnja do të ishte një djalë.