Duket se pritjes i erdhi fundi pasi Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj promon e emisionit të ri, “Zemër Luana”.
Prej kohësh ajo publikonte sekuenca të shkurtra me personazhe të njohur nga bota e artit apo momente humoristike teksa xhironte, por duket se tanimë puzzle u zbulua.
Aktorë të njohur të artit si Viktor Zhusti, Met Xhelili, Genc Fuga, Sokol Angjeli, Kastriot Çaushi dhe Bes Kallaku kanë qenë krahë Luanës në realizimin e promos të shumëpritur.
E kuruar në çdo detaj dhe plot profesionalizëm, Luana premton që edhe ky start-im i ri do të ketë rekorde shikueshmërie.
Emisioni “Zemër Luana” do të transmetohet çdo të dielë në orën 21:00 në ekranin e Tv Klan.