Donald Veshaj i ka dhënë fund dyshimeve. Ai ka një pëlqim ndaj Beatrix Ramosaj dhe kjo ka qenë e dukshme.
Vetë aktori e ka pranuar publikisht diçka të tillë gjatë një bisede me Einxhelin. Donaldi ka thënë se ka pëlqim të madh ndaj saj dhe do që ta shijoj shumë këtë gjë.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Para se të hynim ne kemi dëgjuar një tjetër gjë, ajo mund të ndihet në siklet nga këto muhabete.
Donaldi: E di. Gjërat e mia i kam sqaruar me të gjithë, mua ajo goca më pëlqen, më pëlqen shumë dhe unë dua ta shijoj shumë këtë gjë, nuk dua që ta vë në siklet.
Kujtojmë që dyshja janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin, madje ditën e djeshme janë larë bashkë në dush dhe Donaldi e ka ndihmuar Triksën me flokët.
Ata kanë qëndruar gjatë të përqafuar me njëri-tjetrin, teksa Donaldi nuk i ka ndalur përkëdheljet ndaj saj gjatë mbrëmjes së djeshme.
https://www.instagram.com/tv/CW3b3Sll9aB/?utm_medium=copy_link