Pasojat e veprimeve të Kanye West tashmë kanë filluar të ndikojnë në Adidas.
Marka e veshjeve sportive pushoi Kanye West, pasi komentet e tij antisemitike u bënë publike. “Adidas” nuk vonoi dhe ndërpreu kontratën me markën Yeezy dhe nuk u intereson për produktet e tyre edhe pse nuk u shitën të gjitha. Në total, produktet Yeezy që “Adidas” ka në magazinë kapin shifrën e 1.3 miliardë dollarëve.
Kompania Adidas në vend që të përpiqet të shesë të gjithë produktin me ulje, vendosi të fshijë plotësisht gjithçka, sepse nuk do të tolerojnë sulmet e Kanye West kundër njerëzve.
“Adidas” është i gatshëm të humbasë 1.3 miliardë dollarë dhe të riciklojë të gjitha ato materiale në mënyrë që të prodhojë produkte të reja pa markën Yeezy në to.
Aksionet e kompanisë ranë me më shumë se 11% të premten, sipas Fortune.
Kujtojmë që shumë kompani të tjera janë ndarë me Kanye West pas sulmeve të tij.
Pas gjithë kësaj rrëmuje në të cilën është përfshirë Kanye West, zhvillimi i fundit është se po përpiqet të shijojë martesën e tij të fundit dhe të përpiqet të jetë një baba i mirë për fëmijët e tij.
Në të ardhmen e afërt, askush nuk pret që Kanye West të lidhet me ndonjë korporatë të madhe. Modelet e tij Adidas ishin disa nga më revolucionarët e epokës moderne në kulturën e atleteve.