Që nga ngritja e talebanëve në krye të vendit, dhjetëra miliona njerëz po përballen me urinë për shkak të kolapsit të ekonomisë, kështu që ata po përdorin zgjidhje ekstreme, ndërsa autoritetet vendase bëjnë një sy qorr.
Për shembull, prindërit e Halilit 15-vjeçar e dërguan me urgjencë në spital, ku djali iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Babai i tij, Mohammed, i dëshpëruar për borxhet e tij, shiti veshkën e djalit për 4500 dollarë.
Ky i fundit ka treguar ngjarjen e rëndë për “Wall Street Journal”, duke rrëfyer ndër të tjera se ai e konsideron veten me fat pasi prindër të tjerë po shesin veshkat e fëmijëve për çmime akoma më të lira.
Më shumë se gjysma e popullsisë prej 39 milionë banorësh po përballen me krizën më të rëndë të urisë të viteve të fundit. Çmimet e mallrave bazë, si mielli dhe vaji janë dyfishuar që nga vera e kaluar dhe ekonomia është ngrirë për shkak të sanksioneve ndaj regjimit aktual.
Sipas të dhënave të deritanishme, veprimtaria e paligjshme e transplanit të veshkave kryhet zakonisht në dy spitale në qytetin e Herat-it, në perëndim të vendit. Burimet për “WSJ” bëjnë me dije se aty kryhen 15-20 operacione në muaj.
Mohammed vazhdon rrëfimin e tij duke thënë se pas ardhjes në pushtet të talebanëve, ai dhe gruaja e tij filluan të merrnin hua nga për të ushqyer 12 fëmijët e tyre.
Me pushtimin e talebanëve, ata që i dhanë hua filluan ta kërkonin me këmbëngulje, disa gati sa nuk i rrëmbyen një fëmijë të tij, vetëm 2 vjeç, duke u kërkuar paratë. “Cili prind mund të shesë veshkën e fëmijës së tij?” thotë ai, “Isha i detyruar ta bëja.”