Dj Dagz, feston sot ditëlindjen dhe partnerja e tij Einxhel Shkira i bëri një urim shumë romantik dhe të munguar nga çiftet e reja.
Einxhel shprehu dashuri në çdo fjalë të shkruar, por vetëm një moment pasi e ka shpërndarë postimin ajo është penduar dhe ka ndryshuar fjalinë e fundit.
Por kjo fjali e fundit tregonte shumë dhe ndjekësve nuk mund t’i kalonte pa vënë re siç e shihni në screenshotin e bashkangjitur, shkruan lokimagazine.com
“Ne të duam”, kishte shkruar Einxhel dhe më pas e ndryshoi duke shkruar “të dua”, në njëjës.
Por kaq ka mjaftuar dhe njekësit kanë nisur ta urojnë çiftin për pritjen e ëmbël, për të cilën nuk kanë konfirmuar asgjë.
Gjithashtu Einxhel shkruan në urimin e saj: “Do mundohem që vitet në vijim ëndrrat e tua të bëhen realitet (dhe s’ështe që si kam bërë realitet deri tani nja dy prej tyre”.
Dhe komentet mes Einxhel dhe motrës së Dj Dagz janë po aq dyshuese teksa ajo shkruan se vëllait të saj ju plotësuan dy ëndrra në këtë 30-vjetor. Einxhel i përgjigjet se është shumë emocionale këto ditë.
“Jam e lumtur të gëzojmë të gjithë bashkë një kapitull të ri të njeriut që duam aq shumë e na bëri një familje bashkë. Mezi pres të festojmë të gjithë së bashku”.