Princi Harry në autobiografinë e tij Spare (Reserve) tregoi se një përleshje që pati me vëllain e tij më të madh William në vitin 2019 përfundoi me dhunë, shkruan The Guardian.
Gazeta ka një kopje të librit, i cili do të botohet javën e ardhshme.
Sipas gazetës, debati u krijua për gruan e Harry-t, Meghan. William tha për aktoren amerikane se ishte e “papërshtatshme”, dhe e “vrazhdë”.
“Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shumë shpejt. Ai më kapi për jake dhe më rrëzoi në dysheme, debate doli jashtë kontrollit”, citon ‘The Guardian’.
Është e paqartë nëse William e ka goditur vëllain e tij apo thjesht e ka shtyrë atë.