Dashur apo padashur, lidhja mes Fifit dhe Adisit solli ne qender te vemendjes edhe ish partneren e ketij te fundit, Adrola Dushin.
Ne rrjet vihej re kurioziteti se si do t’a priste Adrola kete lidhje dhe se çfare marredhenie do te kishte Fifi me djalin e saj dhe te Adisit, Troin.
Kujtojme se gjate nje interviste televizive pak kohe me pare, Adrola habiti me fjalet e mira per Fifin tek i uroi vetem lumturi.
Ndersa nje tjeter moment qe mori vemendjen ishte lajmerimi i shtatezanine nga Fifi.
Kengetarja vendosi t’a bente publik lajmin gjate Festivalit te Kenges, aty ku ishte prezente edhe Adrola, e cila e ka duartrokitur fort Fifin pasi dha lajmin e embel.
Ndersa, ne intervisten e dhene me pare modelja eshte shprehur ne kete menyre per kengetaren:
“Fifi eshte nje artiste qe na ka prekur zemrat te gjitheve, e vleresoj shume si artiste me tekstet e saj, me muziken e saj, me zerin e saj. Fifi eshte nje nga ata njerez qe i duhet shume lumturi ne jete dhe ia uroj me gjithe zemer”.
Nga ana tjeter edhe Fifi ka treguar se e vlereson shume Adrolen e gjithashtu ka bere me dije se me Troin ka nje marredhenie shume te mire.