Kohët e fundit Jonida Vokshi ia ka dedikuar plotësisht kohën e saj formatit “Big Brother Vip Kosova”.
Megjithatë, në jetën e moderatores është duke ndodhur diçka më e jashtëzakonshme sesa suksesi i padiskutueshëm me BBVK.
Burime të Indeksonline fillmisht kanë bërë me dije se Jonida është në pritje të ëmbël, ndërsa më pas ky lajm është konfirmuar nga vetë Jonida gjatë spektaklit të sotëm në “Big Brother VIP Kosova”.
Emi, është fryti i parë i martesës së Jonidës me aktorin Besnik Krapi, por a do të bëhet Emi me motër apo me vëlla? Kjo mbetet të shihet në vijim!