Prezantimin Arbana e nis me një lajm të keq për banorët, ja për çfarë bëhet fjalë

Prime-i i sotëm ka nisur me një lajm aspak të mirë për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Që në nisje të emisionit, Arbana Osmani bëri me dije se sot nuk do të ketë një eleminim siç pritej, por dy eleminime.

Megjithëse Arbana nuk dha më shumë detaje, dyshimet na çojnë menjëherë të një thyerje rregulloreje nga një prej banorëve.

Për kë bëhet fjalë? Do të na duhet të presim pak për ta zbuluar.