Çështja që u diskutua më së shumti në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, ishte ajo e një lidhje të Xhulit të lënë pezull jashtë shtëpisë.
Banorja ka krijuar tashmë një afrimitet me Atdheun me të cilin shkëmbeu një puthje në buzë, mirëpo tregoi se gjatë gjithë qëndrimit brenda shtëpisë ka pritur një shenjë nga personi jashtë, detajet e të cilit na çuan tek reperi Noizy.
Përsa i përket kësaj situate një reagim e ka bërë edhe një nga ish konkurrentët më të përfolur të Për’puthen, Bashkim Saiti.
Me anë të një postimi në InstaStory, Bashkimi ka bërë një shkrim ku e ka cilësuar Xhulin si një ‘flamur të kuq’, që ka kuptimin e një rreziku.
“Ajo është një ‘flamur i kuq’ (rrezik)! Tu prit lule prej Durrësi, derisa ndan shtratin me tjetrin”.